Me YouTube Music, mund të dëgjosh muzikën dhe podkastet që pëlqen. Mëso si të shfletosh dhe gjesh muzikë dhe podkaste në aplikacionin e YouTube Music.
Si ta përdorësh dhe navigosh aplikacionin e YouTube Music për të personalizuar përvojën e dëgjimit
Zbulo muzikë dhe podkaste te skeda e "Faqes së parë"
Kur identifikohesh në YouTube Music me "Llogarinë tënde të Google", mund të kontrollosh stacionet dhe rekomandimet e personalizuara bazuar në gjendjen shpirtërore, aktivitetin ose historikun e dëgjimit. Do të shohësh po ashtu rekomandime bazuar te muzika dhe podkastet që ke dëgjuar në YouTube.
Për të gjetur rekomandime të reja, shko te skeda e "Faqes së parë" . Për të filtruar sugjerimet, trokit një kategori në krye të ekranit të "Faqes së parë".
Hiq rekomandimet e personalizuara nga skeda e "Faqes së parë"
Për të hequr përmbajtjet e rekomanduara:
- Kryej një shtypje të gjatë te përmbajtja që dëshiron të heqësh.
- Zgjidh "Nuk më intereson"
për ta hequr përmbajtjen nga rekomandimet e tua.
Mund ta zhbësh heqjen duke trokitur te Zhbëj në njoftimin në fund të ekranit pas heqjes së një rekomandimi.
Heqja e përmbajtjes nga YouTube Music nuk ka ndikim te rekomandimet e tua në YouTube.
Rregullo rekomandimet e kanaleve
Për të hequr përmbajtjet e rekomanduara nga një artist ose kanal:
- Në faqe të caktuara, si p.sh. në "Faqen e parë", gjej një përmbajtje nga një kanal që nuk dëshiron që të të rekomandohet.
- Kryej një shtypje të gjatë te përmbajtja.
- Zgjidh Mos e rekomando artistin ose Mos e rekomando kanalin
.
Mund ta zhbësh heqjen duke trokitur te "Zhbëj" në njoftimin në fund të ekranit pas heqjes së një rekomandimi.
Heqja e përmbajtjes nga YouTube Music nuk ka ndikim te rekomandimet e tua në YouTube.
Fshi komentet me "Nuk më intereson"
Komentet e tua me "Nuk më intereson", "Mos e rekomando artistin" dhe "Mos e rekomando kanalin" mund të përdoren për të ndikuar te rekomandimet e tua. Për të fshirë komentet që ke dërguar:
- Trokit fotografinë tënde të profilit
.
- Trokit te Cilësimet
Privatësia dhe të dhënat
Menaxho komentet e mia.
- Trokit pranë komenteve të tua për t'i fshirë ato
.
Eksploro muzikë dhe podkaste të reja
Skeda Eksploro të lejon të gjesh muzikë dhe podkaste të reja për të zgjeruar bibliotekën. Shiko publikime të njohura, zhanre, lista për luajtje, episode dhe më shumë në shtetin/rajonin tënd ose shfleto sipas kategorisë.
Ndërto bibliotekën tënde
Skeda Biblioteka shfaq këngët e ruajtura, listat për luajtje, albumet dhe podkastet. Anëtarët në YouTube Music Premium mund të shohin po ashtu këngët e luajtura së fundi, listat për luajtje dhe përmbajtjen e shkarkuar.
Kërko për muzikë dhe podkaste
Shiriti i kërkimit të ndihmon të gjesh muzikë dhe podkaste të reja që përputhen me interesat e tu. Përdor kategoritë në krye të faqes për të filtruar rezultatet.
Mund të përdorësh edhe "Kërkimin me tinguj". "Kërkimi me tinguj" përdor mikrofonin për të identifikuar këngë dhe për të gjetur përputhje në YouTube Music.
Krijo biblioteka e YouTube Music me kërkimin e tingujve
Për të filluar "Kërkimin me tinguj":
- Sigurohu që të kesh aktivizuar mikrofonin.
- Identifikohu në aplikacionin YouTube Music
.
- Trokit
në këndin e sipërm djathtas.
- Trokit
.
- Luaj, këndo ose këndo nën zë një këngë.
Nëse gjendet një përputhje, mund ta luash ose ruash këngën te biblioteka jote. Nëse nuk ka përputhje, trokit për ta provuar sërish.
Qëndro i lidhur me artistët e preferuar.
Përdor "Furnizimin e aktivitetit" në krye djathtas te faqja e parë për të gjetur publikime të reja nga artistët që ndjek, listat për luajtje të seleksionuara nga miqtë etj. Gjithashtu, mund të komentosh dhe pëlqesh videot e tua, ose të ndërveprosh me abonentët.
Shfleto faqet e kanalit ose të artistit
Kontrollo faqet e kanalit dhe të artistit për të gjetur detaje specifike për krijuesin si numri i abonentëve, këngët kryesore dhe publikimet e reja. Mund të gjesh muzikë dhe podkaste për t'i shtuar te "Biblioteka" ose të shkarkosh përmbajtje që t'i dëgjosh offline.