Kërko hotele në Google

Mund t'i krahasosh dhe rezervosh hotelet duke përdorur "Kërko në Google".

  • Filtro hotelet sipas çmimit, vendndodhjes, vlerësimeve dhe kategorisë së hotelit.
  • Shiko detajet e hoteleve, duke përfshire fotografitë dhe komentet.
  • Rezervo një dhomë me një nga partnerët tanë të rezervimeve.

Kërko hotel

  1. Shko te google.com.
  2. Në shiritin e kërkimit, fut hotelet në qytetin ose rajonin ku dëshiron të qëndrosh. Për shembull, hotele në Paris.
  3. Brenda rezultateve të kërkimit, lëviz te kutia e rezultateve të hoteleve.
  4. Për të parë të gjitha rezultatet:
    • Fut datat e tua.
    • Në fund të kutisë, trokit ose kliko lidhjen.

DESKTOP: KËRKO HOTELE

CELULAR: KËRKO HOTELE

Ngushto kërkimin tënd për hotel

Pasi të kesh kërkuar për hotel, në krye:

  • Rregullo datat.
  • Përdor filtra për të ngushtuar kërkimin tënd. Mund të filtrosh sipas çmimit, vendeve të zëna, vlerësimit të përdoruesve, kategorisë së hotelit dhe komoditeteve.
  • Përdor hartën për të parë vendndodhjen dhe hotelet e tjera të zonës.

Rezervo një hotel

  1. Zgjidh një hotel.
  2. Trokit ose kliko Rezervo një dhomë.
  3. Verifiko datat dhe informacionet e tjera. Më pas zgjidh një opsion rezervimi.
  4. Përfundo transaksionin në faqen e internetit të hotelit ose të agjencisë së udhëtimeve. 

Shënim. Disa hotele dhe agjenci udhëtimesh të lejojnë të përfundosh rezervimin direkt në Google. Në këto raste, mëso si të rezervosh një hotel në Google.

Çmimet e hoteleve

Çmimet e hoteleve vijnë nga partnerët e Google. Ata përdorin një shërbim të quajtur "Ndërfaqja e programimit të aplikacioneve për çmimet e hoteleve" (API). Mëso më shumë rreth mënyrës se si partnerët i dërgojnë çmime Google..

Ndonjëherë partnerët tanë ofrojnë çmime të veçanta më të ulëta që nuk ofrohen për të gjithë. Për shembull, një çmim mund të ofrohet vetëm për personat që janë të identifikuar në "Llogarinë e vet të Google" apo në pajisje celulare. Për të zbuluar nëse çmimet e listuara nuk u ofrohen të gjithëve, zgjidh "Informacione" Informacione.

Shënim. Çmimet mund të pësojnë ndryshime. (Mohim i përgjegjësisë)

Ndrysho monedhën e shfaqur për çmimet e hoteleve: Monedha që shikon për çmimet e hoteleve përcaktohet nga cilësimet e tua të kërkimit në Google. Për të parë çmimet në monedha të tjera, do të të duhet të ndryshosh cilësimet për rajonin tënd.

Ofertat e hoteleve

Për të të ndihmuar në kërkimin për hotel, ne theksojmë ofertat e shkëlqyera duke shtuar stemën "Ofertë" pranë emrit të hotelit. Janë 2 lloje ofertash:

  • Hotelet me çmime më të ulëta se tarifat normale ose më të ulëta se tarifat e hoteleve të ngjashme në afërsi. Mund të shohësh diferencën e çmimit në krahasim me tarifën e zakonshme.
  • Hotelet ku një partner ofron ulje në krahasim me çmimin aktual të tregut për atë hotel. Shfaqet shuma e kursimit.
Kategoritë e hoteleve

Për të të ndihmuar të krahasosh më mirë opsionet e akomodimit, Google u cakton hoteleve vlerësime me kategori. Secili hotel merr një vlerësim nga 1 deri në 5 yje. Mund t'i përdorësh këto vlerësime për të ngushtuar kërkimin.

Për këto vlerësime, Google mbledh të dhëna nga një sërë burimesh, duke përfshirë partnerët e palëve të treta, kërkimin e drejtpërdrejtë, komentet nga hotelierët dhe konkludimi i të mësuarit automatik që shqyrton e vlerëson atributet e hoteleve, si p.sh. çmimin, vendndodhjen, madhësinë e dhomës dhe komoditetet. Një hotel me 2 yje mund të ketë dhoma modeste dhe çmime ekonomike, ndërsa një hotel me 4 yje mund të përfshijë dekor luksoz, një recepsionist të dedikuar, shërbim në dhomë 24 orë dhe komoditete luksoze si robdëshambër dhe minibare. Vlerësimet me kategori duhet të jenë të krahasueshme me të gjitha rezultatet e çdo kërkimi për hotel.

Hotelet që nuk shfaqin një vlerësim me kategori nuk janë vlerësuar ende nga Google. Për të dhënë komente për kategoritë e hoteleve, na kontakto.

Komoditetet e hotelit

Për të të ndihmuar me kërkimin e hotelit, Google të tregon shërbimet dhe komoditetet që ofrohen në çdo hotel, si për shembull Wi-Fi ose pishinë. Ky informacion mund të të ndihmojë të krahasosh opsionet e akomodimit dhe të ngushtosh kërkimin.

Google mbledh informacionet e komoditeteve të hotelit nga një sërë burimesh, duke përfshirë hotelierët dhe faqet e tyre të internetit, partnerët e palëve të treta, kërkimin e drejtpërdrejtë dhe komentet nga përdoruesit.

Nëse vëren ndonjë komoditet të pasaktë, ⁠na njofto.

Reklamat e hoteleve

Poshtë ku ke futur datat e udhëtimit, do të shikosh reklama nga partnerët tanë të hoteleve në lidhje me kërkimin tënd. Këto reklama bazohen mbi termat e tua aktuale të kërkimit dhe mund të varen nga fakti nëse je identifikuar në llogarinë e Google.

Çmimet janë tarifat publike që ofrohen nga partnerët tanë për datat që ke zgjedhur. Gjithashtu, mund të kualifikohesh për të parë çmime më të ulëta që nuk janë publike. Mëso më shumë rreth reklamave.

Qëndrimet në hotel

Për të të ndihmuar në kërkimin tënd për hotel, ne theksojmë hotelet ku ke qëndruar më parë ose që ke rezervuar për qëndrim në të ardhmen. Poshtë emrit të hotelit në rezultatet e kërkimit do të shohësh fjalë si "Ke qëndruar këtu së fundi".

Ne i zgjedhim këto hotele bazuar në email-et për rezervime hotelesh në llogarinë tënde në Gmail.

Shënim. Për të parë këtë stemë duhet të jesh i identifikuar në "Llogarinë tënde të Google".

Nëse nuk dëshiron të shohësh rekomandime të tilla, mund të çaktivizosh rezultatet private të kërkimit. Ndrysho cilësimet e kërkimit.

Anulimet dhe rimbursimet

Për çdo ndryshim, anulim apo rimbursim të udhëtimeve, kontakto me partnerin e rezervimit (hotelin ose agjencinë e udhëtimit).

Informacionet e kontaktit të partnerit të rezervimit mund t'i gjesh në faqen e konfirmimit të rezervimit ose në email-in e konfirmimit nga partneri. Nëse ke rezervuar një hotel direkt në Google, informacionet e kontaktit të partnerit mund t'i gjesh në email-in e konfirmimit nga Google.

Informacionet që Google ruan për kërkimet e mia

Për të parë dhe hequr kërkimet e tua, shko tek "Aktiviteti im".

Mëso se si të shikosh dhe të kontrollosh aktivitetin në llogarinë tënde.