Gjej bileta avioni në Google Flights

Kur përdor Google Flights për të gjetur bileta avioni, mund të marrësh tarifat më të mira për vendin dhe kohën që dëshiron të udhëtosh. Përdor Google Flights për:

  • Të gjetur dhe rezervuar bileta për udhëtim vajtje-ardhje, vetëm vajtje dhe në shumë qytete.
  • Të përdorur një kalendar ndërveprues dhe grafik të çmimeve për të gjetur tarifat më të mira.
  • Të filtruar kërkimin e fluturimit sipas klasit të fluturimit, linjave ajrore dhe numrit të ndalesave.

Google Flights të lejon të rezervosh fluturime nga më shumë se 300 linja ajrore dhe partnerë agjencish udhëtimi në internet. Këto partneritete nuk kanë ndikim në renditjen e ofertave të sugjeruara.

Gjej fluturimet e tua

  1. Shko te Google Flights.
  2. Fut qytetin ose aeroportin e nisjes dhe destinacionin.
    • Këshillë: Mundesh gjithashtu të gjesh destinacione duke klikuar mbi një listë destinacionesh të njohura ose mbi një hartë të botës.
  3. Në krye, zgjidh llojin e biletës: vetëm vajtje, vajtje-ardhje, ose në shumë qytete.
  4. Në krye, zgjidh numrin e pasagjerëve dhe klasin e fluturimit.
  5. Kliko kalendarin për të zgjedhur datat e fluturimit. Do të gjesh çmimin total më të ulët të fluturimit për secilën ditë.
    • Këshillë: Çmimet e fluturimeve përditësohen mesatarisht një herë çdo 24 orë.
  6. Opsionale: 
    • Për të filtruar rezultatet, kliko Ndalesat, Linjat ajrore, Oraret, ose Të tjera.
    • Për të renditur sërish fluturimet, kliko "Rendit sipas ". Mund të gjesh rezultate sipas Fluturimeve më të mira (një renditje e parazgjedhur që të jep raportin më të mirë midis çmimit dhe dobisë, bazuar në faktorë të tillë si kohëzgjatja, numri i ndalesave dhe ndryshimet e aeroporteve gjatë tranziteve), Çmimit, Kohëzgjatjes dhe Orës së nisjes.
  7. Zgjidh një fluturim për çdo pjesë të udhëtimit.
  8. Zgjidh mënyrën e rezervimit të fluturimit:
    • Kur klikon Zgjidh për biletat, zakonisht do të kalosh në sajtin e uebit të linjës ajrore ose të agjencisë së udhëtimit në internet për të përfunduar transaksionin.
    • Në disa raste, mund të rezervosh bileta të ndara për një udhëtim.
  9. Pas rezervimit të fluturimit, kontakto linjën ajrore ose agjentin e udhëtimit në internet për të konfirmuar rezervimin, për ta ndryshuar ose për të zgjidhur ndonjë problem që mund të ndodhë.

Për më shumë informacione, referoju kushteve të përgjithshme në sajtet e linjës ajrore ose të agjentit të udhëtimit.

Këshillë: Nëse fluturimi yt nuk mund të rezervohet në internet, do të gjesh udhëzime se si të rezervosh me anë të telefonit.

Informacione për fluturimin

Pasi kërkon për biletat e tua, "Informacionet për fluturimin" të japin mundësi të përmirësosh përvojën tënde të udhëtimit.

 Këshilla: Gjej rekomandime për kohën e rezervimit të biletës, për përmirësimet e klasit të fluturimit, udhëzuesit e udhëtimit dhe të tjera.

 Datat: Eksploro cilat data të udhëtimeve kanë tarifat më të mira.

 Aeroportet: Shfaq tarifat për aeroporte alternative.

 Grafiku i çmimeve: Nëse datat e udhëtimit janë të ndryshueshme, eksploro tendencat e tarifave sipas muajit ose javës.

Rezervimi i biletave të ndara për një udhëtim

Fluturimet mund të blihen si bileta të ndara nga një ose më shumë partnerë. Ky opsion mund të shfaqet nëse mund të të kursejë para ose të të tregojë orare të tjera fluturimi.

Udhëzime për të blerë bileta veçmas

Nëse gjen një njoftim se të dyja biletat mund të blihen me një transaksion të vetëm nga një agjenci udhëtimi në internet, kliko lidhjen për të vizituar faqen e tyre të internetit.

  1. Vizito faqen e internetit të linjës së parë ajrore ose të agjencisë së udhëtimit në internet.
  2. Kontrollo dy herë çmimin dhe bli biletën e parë.
  3. Vizito menjëherë faqen e internetit të agjencisë së udhëtimit ose të linjës tjetër ajrore dhe bli biletën e dytë për t'u siguruar që bileta e dytë ofrohet ende. Nëse bileta e dytë nuk mund të blihet, në SHBA, në shumicën e rasteve, mund të telefonosh linjën ajrore për të përfituar nga politikat e rimbursimit 24-orësh për të rimbursuar biletën e parë.

Këshilla:

  • Nëse të duhet të bësh ndryshime, mund të tarifohesh me një tarifë ndryshimi për çdo biletë.
  • Çdo linjë ajrore ka rregulla dhe tarifa të ndryshme për bagazhet.
  • Blerja e biletave të ndara nga linja të ndryshme ajrore mund të kërkojë pretendimin dhe rikontrollin e bagazhit, gjë e cila kërkon kohë shtesë, prandaj bëj planifikimet e duhura.
  • Nëse udhëtimi yt dalës vonohet, për shembull në rastet e udhëtimeve tranzit ose në shumë qytete, mund të humbasësh udhëtimin e dytë. Për të parë për mundësitë e tua, kontakto linjën ajrore.

Pse disa fluturime nuk përfshihen

Google Flights përdor më shumë se 300 partnerë, si p.sh. linja ajrore, agjenci udhëtimesh në internet dhe përmbledhje, për të shfaqur ofertat e tij. Nuk përfshihen të gjitha linjat ajrore apo fluturimet e disponueshme, pasi kërkohet partneritet me Google. Shumica e këtyre partnerëve i ofrojnë Google të gjitha çmimet dhe opsionet e fluturimeve që ata shfaqin në faqet e tyre të internetit ose nëpërmjet faqeve të palëve të treta. Kjo të siguron një pamje të plotë të fluturimeve dhe çmimeve që përputhen me kërkimin tënd, pa pasur nevojën të kontrollosh çmimet në disa faqe.

Disa fluturime mund të mos shfaqen nëse:

  • Biletat e fluturimeve janë shitur ose nuk ka fluturime.
  • Operatori i linjës ajrore nuk është shtuar ende në Google Flights.

Rreth tarifave të bagazheve, çmimeve dhe të tjera

Çmimi i shfaqur vlen vetëm për shërbimin e transportit ajror të pasagjerëve dhe përfshin TVSH-në, si dhe taksat e aeroportit. Mund të zbatohen tarifa shtesë (bagazhe, kartë krediti etj.). Tarifat mund të ndryshojnë në varësi të opsionit të zgjedhur të linjës ajrore ose agjencisë së udhëtimit në internet. Çdo tarifë e përllogaritur e bagazheve që shfaqet mund të jetë subjekt i taksave shtesë të qeverisë.​

Nëse vëren mospërputhje të çmimeve pas zgjedhjes së fluturimit, kur kërkon në Google Flights, përdor butonin e komenteve  në këndin e majtë të poshtëm të ekranit.

Sigurimet specifike ose shtesë dhe/ose garancitë tregtare mund të ofrohen nga operatorët e linjës ajrore. Për më shumë informacione, vizito faqen e internetit të operatorit.

Burime që kanë lidhje

Kërko
Pastro kërkimin
Mbyll kërkimin
Menyja kryesore
3484306927650556685
true
Kërko te "Qendra e ndihmës"
true
true
true
true
true
254
false
false