Njohja e opsioneve të fluturimit dhe të rezervimit

Udhëtimi ajror është i ndërlikuar. Google Flights bashkëpunon me mbi 300 linja ajrore, agjenci udhëtimi në internet dhe përmbledhje për të të ndihmuar që të vendosësh se si të shkosh në destinacionin tënd dhe si të blesh biletën.  Dëshirojmë që të kesh çfarëdo që të nevojitet për ta marrë atë vendim dhe për ta bërë këtë, ne ndajmë shumë informacione nga partnerët tanë. Në disa raste, kjo mund të nënkuptojë listimin e disa linjave ajrore ose subjekteve të tjera për një fluturim apo segment të vetëm; në raste të tjera, opsionet e tua të rezervimit mund të mos jenë ato që ti pret. Ja disa gjëra që duhet të dish për të të ndihmuar me përvojën tënde të kërkimit të fluturimeve:

  • Ndarjet e kodeve: shumë linja ajrore lidhin marrëveshje për ndarjen e kodeve me linja të tjera ajrore, çka lejon që disa linja ajrore të shesin bileta në një avion të vetëm. Linja ajrore që ka avionin që kryen fluturimin quhet "operatori i fluturimit", ndërsa çdo linjë tjetër ajrore që mund të shesë vende në atë avion është një "operator marketingu". Kur kërkon për fluturime në Google, mund të gjesh informacione për operatorët e marketingut dhe operatorët e fluturimit duke klikuar te pamja e detajuar e çdo fluturimi. Marrëveshjet për ndarjen e kodeve tregohen nga teksti: "Biletat shiten gjithashtu nga…", duke treguar operatorët e marketingut për itinerarin e zgjedhur.  
  • Linjat e ndërlidhura: linjat ajrore mund të lidhin gjithashtu marrëveshje ndërlidhjeje me linja të tjera ajrore, çka lejon një klient që të rezervojë një itinerar të vetëm nëpërmjet një linje ajrore që në fakt përfshin bileta nga dy apo më shumë linja ajrore. Nëse rezultatet e kërkimeve të tua të fluturimeve përfshijnë disa linja ajrore në secilin itinerar, pa qenë nevoja që të rezervosh veçmas nëpërmjet secilës linjë ajrore, ka mundësi që të jesh duke parë një marrëveshje me linja të ndërlidhura.
  • "Linjat e ndërlidhura virtuale": një linjë e ndërlidhur virtuale është një kombinim i fluturimeve nga operatorët pa ndarje të kodeve ose ,me marrëveshje me linja të ndërlidhura. Linjat e ndërlidhura virtuale, të njohura ndryshe edhe si tarifa vetë-transferimi, në përgjithësi u kërkojnë udhëtarëve të marrin dhe të kontrollojnë sërish bagazhet gjatë transiteve, të regjistrohen në secilin fluturim veçmas dhe të mos marrin përfitimet e komunikimeve mes linjave ajrore, por këto kombinime mund të zgjerojnë gjithashtu opsionet e tua të fluturimeve ose të ofrojnë çmime të ulëta. Disa prej agjencive të udhëtimit në internet partnere të Google ofrojnë opsionin e rezervimit të linjave të ndërlidhura, të cilat ne i tregojmë me tekstin "Bileta të ndara të rezervuara së bashku".   
  • Deklaratat operative: ndonjëherë, një fluturim mund të kryhet nga një subjekt që nuk është një linjë ajrore (ose që nuk është një linjë ajrore që shet bileta për klientë). Në këtë rast, mund të shikosh tekstin "avioni dhe ekuipazhi nga [subjekti tjetër]" të shënuar te detajet e fluturimit. 
  • Linjat ajrore dhe agjencitë e udhëtimit në internet i vendosin vetë rregullat e tyre. Pasi të zgjedhësh fluturimet e preferuara në Google, zakonisht do të të paraqitet të paktën një lidhje për ta rezervuar atë itinerar nëpërmjet një prej linjave ajrore ose agjencive të udhëtimit në internet partnere të Google. Ndonjëherë, mund të kesh shumë opsione rezervimi. Mund të shohësh shumë linja ajrore (për shembull, nëse fluturimi është me kod të ndarë) ose agjenci udhëtimi në internet, nëse ato kanë mundësi që të të shesin biletën.  Ndonjëherë, edhe nëse një fluturim ekziston, partnerët mund të kenë rregulla që na ndalojmë ta lidhim atë në faqen e tyre të internetit. Qëllimi ynë është të të ndihmojmë të rezervosh itinerarin që dëshiron dhe të sigurojmë që ti i njeh opsionet e tua. 
Kërko
Pastro kërkimin
Mbyll kërkimin
Menyja kryesore
16849929376302632280
true
Kërko te "Qendra e ndihmës"
true
true
true
true
true
254
false
false